Vendosni fjalën kyçe....

Tre makina përplasen në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë


Foto nga aksidenti

Gjashtë persona, mes të cilëve dy rëndë janë lënduar në një aksident të ndodhur në rrugën Pograde-Qafë Thanë.

Përplasja mes tre mjeteve ka ndodhur pranë fshatit Pojskë ndërsa në të janë përfshirë një furgon ‘Benz’, një mjet ‘Opel’ e një ‘Toyota’.

Të lënduarit janë dërguar në spital me dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Njoftimi

“Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”