Vendosni fjalën kyçe....

Elez Gjoza zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes


Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka zgjedhur Presidentin e ri.

Elez Gjoza nga sot do drejtojë peshëngritjen shqiptare pasi mundi në raundin e dytë të zgjedhjeve Eglantina Çunin me rezultatin 10 me 6.

Në garë përveç Gjozaj dhe Çunit ishin edhe Everest Trokaj dhe Flamur Isufi.  Është hera e dytë që z. Gjozaj zgjidhet në krye të FSHP-së.

Në fjalën e tij të parë pas garës Gjoza foli për dopingun, që është një plagë e madhe e këtij sporti. 

Do të kërkoj nga Kryesia që sportistët që përdorin doping të shkojnë për ndjekje penale. Ky është një problem të në gjithë botën. Për doping janë kapur në Shqipëri më pak se në vende të tjera. Shqipëria radhitet nga fundi. Ne do të bëjmë maksimumin në kontrollet sa i përket dopingut. Do të bëjmë një luftë të madhe”-tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *