Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ironizon Këlliçin për transportin falas: Njësoj si të ulësh prodhimin e rrushit e të shtosh të verës


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka ironizuar kandidatin e opozitës për Bashkinë Tiranë Belind  Këlliçi për premtimin  e tij për bërjen falas të transportit publik në Tiranë.

Ai theksoi se nuk mund të ulësh taksat dhe të shtosh shpenzimet ndërsa tha se ai vetë do premtojë vetëm gjëra që mund të arrihen.

“Nuk mund të premtosh edhe të ulësh tasash edhe të shtosh shpenzimet. Si mund të ulësh prodhimin e rrushit dhe të shtosh prodhimin e verës. Disa njerëz kanë vendosur të humbasin edhe rezultatin edhe fytyrën. Në 15 maj kush gënjeu do harrohet, por kush fitoi duhet të mbajë premtimet.” – tha Veliaj.

Ai sulmoi krerët e opozitës Berisha-Meta duke thënë se qytetarët e Tiranës nuk do e votojnë listën e tyre për Këshillin Bashkiak, nga një person i shpallur non-grata e të financuar nga rublat ruse.

“Do i dëgjojmë idetë e tyre. Do i përgjigjem çdo ideje që nuk funksionon dhe se e kemi testuar. Në Baltimorë bileta e autobusit është 2 dollarë. Unë besoj se është më e sinqertë që t’i përgjigjesh idesë së vërtetë. Nuk është faj i PD që Sali Berisha ka vrarë njerëz, apo që ka bërë Gërdecin. Kultura e përçarjes nga ai e vuan e gjithë Shqipëria dhe forca e tij politike. Ai duhet të paguaj për të gjithë të ligat që i ka bërë vendin. Është për të ardhur keq që të votosh listën e Ilir Metës, një listë që sponsorizohet nga rublat, nga rusët. Se si ata ‘shqyhen’ më njëri-tjetrin nuk është hall i shqiptarët. Ato janë halle personale të këtyre personazheve që duhet t’i zgjidhin. Ata po të donin do kishin ndërtuar një shkollë, e kishin shansin që të bënin diçka. ‘Kërcen prifti nga belaja’ i thonë. E kanë një hall të madh. Populli i Tiranës, personat non-grata dhe të lidhur me rusët nuk do i votojnë kurrë.” – tha Veliaj.