Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur oficeri  i inteligjencës së ushtrisë në parkingun e Pentagonit


Ushtria amerikane ka identifikuar ushtarakun e gjetur të vdekur në një automjet pranë Pentagonit në fillim të këtij muaji, duke zbuluar se ai ishte një specialist i lartë i inteligjencës që punonte në zyrën e Shefave të Shtabit të Përbashkët.

Oficeri i ushtrisë u emërua si Juan Paulo Ferrer Bordador, 42 vjeç, i cili u zbulua në makinën e tij në parkingun verior të Pentagonit pas një kontrolli më 14 mars, thanë zyrtarët e ushtrisë të mërkurën. Ndërsa një ekip i urgjencës u përgjigj menjëherë pasi oficeri u pikas, ai ishte tashmë i vdekur në kohën kur ekipi mbërriti.

Që nga viti 2021, Bordador shërbeu si nënoficer që drejtonte programin e Kundërmasave të Mbikëqyrjes Teknike të Shefave të Përbashkët – një ekip që punon për të identifikuar dhe penguar tentativën për spiunazh nga shtetet e huaja.

Shkaku i vdekjes së Bordador nuk dihet ende dhe disa hollësi të tjera janë lëshuar, por ushtria tha se do vazhdojë të hetojë.

I lindur në Filipine, pas emigrimit në SHBA Bordador filloi karrierën e tij ushtarake në 2004 si agjent kundërzbulimi me Agjencinë e Mbrojtjes së Forcave të Pentagonit dhe u gradua ‘rreshter’ majin e kaluar, sipas një nekrologjie të publikuar në internet.

Koha e tij në ushtri e çoi atë në një listë të gjatë vendesh, duke përfshirë Japoninë, Gjermaninë, Korenë e Jugut, Rusinë, Izraelin, Kanadanë, Belgjikën, Francën dhe Irakun, ku ai u vendos për një vit duke filluar nga 2010.

Shtabi i Përbashkët përbëhet nga të gjashtë degët e ushtrisë dhe drejtohet nga kryetari Mark Milley, oficeri më i lartë në forcat e armatosura të SHBA dhe një këshilltar i lartë ushtarak i presidentit, Sekretarit të mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.