Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja ShpresOn ftesë qytetarëve, intelektualëve, aktivistëve e zërave kritikë: Takohemi më 26 korrik te Universitetit i Arteve


Lëvizja ShpresOn ka ftuar qytetarët, intelektualët, aktivistët e zërat kritikë në një bashkëbisedim të parë.

Takimi do mbahet te Amfiteatri i Universitetit të Arteve në sheshin ‘Nënë Tereza’ në orën 20:00 ndërsa tema e takimitddo jetë: “Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”

Lëvizja ShpresOn thekson se po punon prej kohësh për një tur debatesh publike me qytetarët në vijim.

Ftesë e Hapur

Bashkëbisedim Nr 1 me qytetarët: E Mërkurë, dt 26 Korrik 2023, ora 20.00. Amfiteatri i Universitetit të Arteve (Sheshi Nënë Tereza) nis bashkëbisedimi me qytetarë, intelektualë, aktivistë dhe zëra kritikë me temën e parë.

“Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”

A ka zgjidhje!? Po, ne mendojmë dhe shpresojmë që ka! Pjesëmarrja juaj në këtë bashkëbisedim të hapur për qytetarë të lirë dhe pa paragjykime për përkatësinë e tyre do të jetë një ndihmë e madhe dhe përcaktuese, për vazhdimin e kësaj përpjekje për të ringjallur shpresën. Po punojmë prej kohësh për nisjen e këtij turi debatesh publike dhe shpresojmë që ato 2 orë të bashkëbisedimit, do të ndihmojnë dhe inkurajojnë shumë qytetarë të tjerë që do na ndjekin në media dhe rrjetet sociale që të përfshihen në takimet e radhës. Faleminderit, Lëvizja #ShpresON.” – shkruhet në postimin e Lëvizjes ShpresOn.