Vendosni fjalën kyçe....

Diplomatja ruse: NATO zhvilloi në korrik stërvitje pranë vendit të rrjedhjeve të gazit të Nord Stream


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka folur përsëri lidhur me rrjedhjet në tubacionet e gazjellësit rus Nordsteam 1 dhe 2.

 Në një konferencë të enjten, Zakharova tha se vendet anëtare të NATO-s kryen stërvitje në korrik duke përdorur pajisje në det të thellë pranë vendit të rrjedhjeve në tubacionet e Nord Stream.

“Në korrik, ka pasur stërvitje të NATO-s me përdorimin e pajisjeve në det të thellë në zonën e ishullit Bornholm.”– tha ajo sipas TASS.

Zakharova theksoi gjithashtu se rajoni ishte i mbushur me infrastrukturë të NATO-s.

Të martën, kompania Nord Stream AG raportoi se tre linjat e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 në det të hapur kishin pësuar dëmtime të paprecedentë të hënën. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska ishte “thellësisht e shqetësuar për lajmet” dhe nuk përjashtoi që funksionimi i tubacioneve mund të ishte ndërprerë nga një akt sabotimi. Sizmologët suedezë më vonë raportuan se dy shpërthime ishin regjistruar përgjatë tubacioneve Nord Stream të hënën.