Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kandidatët e Alibashës e Lul Bravës janë të Edi Ramës, vegla mjerane


Sali Berisha ka sulmuar kandidatët e nxjerrë dje nga grupi i Alibeajt për të përfaqësuar PD-në në zgjedhjet vendore të 14 majit duke i quajtur kandidatë të Ramës.

Ai tha se emrat në fjalë nuk kanë asnjë lidhje me PD-në dhe janë vegla mjerane që po përdoren nga ish-kreu  PD-së Basha e kryeministri Rama kundër pluralizmit.

“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Nuk kanë lidhje me PD. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, provoi rëndësinë që ka misioni i demokratëve për vendosjen e pluralizmit. Këto tani i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë 1 ose 2, vijnë nga bota e mafies.” – tha Berisha.