Vendosni fjalën kyçe....

Basha dënon sulmin ndaj Top Channel: Autorët e këtij krimi të rëndë të vihen para drejtësisë


Ish-kreu i PD-së Basha ka dënuar të shtënat ndaj Top Channel.

Ai shkruan se e dënon me forcë sulmin ku humbi jetën roja i sigurisë. Basha u bën thirrje organeve të drejtësisë që të nxjerrin para ligjit autorët e krimit të rëndë kundër jetës, sigurisë e medias.

“Dënoj me forcë sulmin me armë ndaj tv kombëtar Top Channel me pasojë vrasjen e rojes së sigurisë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të ndjerit Pal Koka dhe bëj thirrje për vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi të rëndë kundër jetës, sigurisë dhe medias.” – shkruan Basha në Twitter.