Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Spoti i Metës reklamë e pastër për Erion Veliajn, mos e votoni


Kandidati i PD-së për Tiranën në zgjedhjett e 14 majit Roland Bejko ka thumbuar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ duke thënë se spoti i Metës për këshillin bashkiak i bën reklamë Veliajt.

Ai shkruan se spoti tregon rrugë të pastra e fusha futbolli duke theksuar se nuk ka asnjë garanci se pas zgjedhjeve Meta nuk do shkojë te Rama.

Sipas Bejkos, vota për Metën është votë për Veliajn.

“Shikoni pak spotin e Ilir Metës për Këshillin Bashkiak me vëmendje.  Një reklamë e pastër per Erjon Veliajn. Shikojeni pa zë vetëm videon dhe do t’ju duket si promo e bashkisë Tiranë, me rrugë të pastra, e me fusha futbolli. Ne nuk kemi asnjë garanci që Ilir Meta pas zgjedhjeve nuk do të shkojë te Edi Rama.  Në gazetën e tij në 2015 ishte ai që i thurrte lavde Veliajt! Shikojini si kanë ndarë leje ndërtimi bashkë. Vota për Ilir Metën është votë për Erjon Veliaj. MOS U GËNJENI’” – shkruan Bejko.