Vendosni fjalën kyçe....

Meta me Kurtin: Mbështes qëndrimet e qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë


Pas takimit me krerët e shtetit, kryeministri i Kosovës është pritur në selinë e Partisë së Lirisë nga kreu Meta.

Meta shkruan se e vlerëson Kurtin për ecurinë që ka bërë Kosova në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik e social si dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Meta theksoi se mbështet qëndrimet e qeverisë së Kosovës në bisedimet me Serbinë për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti. E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social. Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje. Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.” – shkruan Meta.