Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për inceneratorët: SPAK të reagojë për vjedhjen e parave të shqiptarëve


Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje sërish SPAK që të reagojë lidhur me dorëzimin e kallëzimit që ajo ka bërë për inceneratorin e Tiranës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, akuzon kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn, që vazhdon kryen ende pagesat për inceneratorët.

Kryemadhi thotë se SPAK duhet tu kthejë lekët shqiptarëve.

 “Erioni vazhdon ben pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Uroj që pas 752 ditësh hetime komplekse, nga momenti që unë kam dorëzuar kallëzimin, SPAK të reagojë në interes të qytetarëve dhe të mos lejojë më Erionin të bëjë pagesa fiktive nga taksat shumë të larta që paguajnë banorët e Tiranës.

Djalli fshihet pas pagesave të Tiranës që vazhdojnë, se Elbasani dhe Fieri i morën të plota pagesat nga shteti. Detyra e SPAK është të kthejë lekët e shqiptarëve tek shqiptarët, kjo ka rëndësi sot, jo individët”, shprehet Kryemadhi..