Vendosni fjalën kyçe....

Daily Mail publikon foto e video të reja nga laptopi i Hunter Biden, lakuriq duke festuar me prostituta (Video)


Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter, rrëshqet lakuriq në një rrëshqitëse uji, bën seks të bollshëm në grup me prostituta, kërcen lakuriq dhe thith sasi të jashtëzakonshme droge në një sërë videosh dhe fotosh të publikuara nga Daily Mail të enjten, të nxjerra nga laptopi i të riut Biden.

Biden zhvishet, gërrgëtohet dhe zhytet në rrëshqitqëse në një mjedis luksoz ku qëndrimi kushton 4 mijë dollarë nata në Malibu në shtator dhe tetor 2018 në fotot dhe videot e publikuara, duke festuar fort ndërsa babai i tij po përgatitej të kandidonte për president.

Përveç disa prostitutave, djali i presidentit amerikan fton një mik të ish-të dashurës së tij (dhe ish-kunatën) Hallie Biden dhe dy burra të panjohur që t’i bashkohen festës, raporton Daily Mail.

 

Në video, ai shihet rrallë i veshur, edhe pse për një kohë të shkurtër vesh pantallona për të ngarë biçikletën e më pas i heq ato në anë të pishinës, duke ngjitur një sërë shkallësh guri në një rrëshqitëse uji dhe duke u zhytur poshtë ndërsa një grua që nuk shihet klith me kënaqësi. Një foto e palëvizshme tregon Biden-in të kapur nga dy gra të veshura me të brendshme në një shtrat ndërsa një qen i vogël i bardhë shikon.

Disa nga pamjet dhe videot ishin postuar më parë në ‘4chan’ në korrik, me përdoruesit që pretendonin se kishin hakuar llogarinë rezervë të Biden në iCloud për t’i marrë ato.

Të dhënat e laptopit u censuruan nga mediat kryesore amerikane dhe gjigantët e rrrjeteve sociale duke thënë se ato ishin të pavërteta dhe se ishin shpërndarë nga Rusia. Megjithatë pasi Biden u shpall president, të dhënat e laptopit dolën se ishin të vërteta dhe se FBI-ja u kishte kërkuar mediave t’i censuronin.