Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tregon ndarjen e pozicioneve për këshillat bashkiakë brenda koalicionit, 5000 mijë kandidatura në 61 bashki


Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e tij për të diskutuar në lidhje me emrat me të cilët do të kandidohet si dhe si do bëhet ndarja brenda koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha tha se janë gjithsej 5000 emra për Këshillat Bashkiakë në 61 Bashki të vendit.

Ndërsa brenda koalicionit Berisha njoftoi se 240 pozicione do jenë të Partisë së Lirisë, PBDNJ 20 pozicione, PDK 6 pozicione, dhe pjesa tjetër i takon PD

Po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Fushata vijon me intensitet në të katër anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh.

Kundërshtari ynë përdori gjatë fushatës edhe arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë. Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit.

Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama.

Për lidhjet e tyre të krimit janë të larguar nga PD, nuk e kemi në Statut por është e kuptueshme. Kushdo që del jashtë standardeve e humbet automatikisht këtë të drejtë. Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thellë e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama.

Rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Mbledhja është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Kanë qenë gjithsej 5 mijë kandidatura.

Ka një kufizim në listat që do jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë. Në koalicion është bërë e qartë që është marrë për bazë mesatarja elektorale”, tha Berisha.