Vendosni fjalën kyçe....

Rama takohet me drejtues të kompanive më të rëndësishme të Britanisë, diskutime mbi investime që lidhen me biznesin dhe energjinë


 

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, kryeministri Edi Rama është takuar me disa prej drejtorëve ekzekutivë të kompanive kryesore në Britaninë e Madhe.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama ka publikuar foto nga ky takim dhe shkruan se në fokus të diskutimeve kanë qenë temat që lidhen me investimet në biznes, energjinë dhe mjedisin.

“Londër – Bashkë me drejtorët ekzekutivë dhe anëtarë të bordit të kompanive kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, diskutuam mbi investime që lidhen me biznesin, energjinë dhe mjedisin”-shkruan Rama.