Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për regjistrimin në zgjedhjet lokale të partisë “Lëvizja Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori.
Regjistrimi nga KQZ erdhi pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor i cili e gjeti legjitime kërkesën e Lëvizjes Bashkë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Celibashi nuk e regjistroi fillimisht pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk kishte formë të prerë për ta regjistruar si parti politike dhe nuk ishin mbushur 15 ditë për tu ankimuar.