Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me oligarkët? Absolutisht jo, në Tiranë ekziston një rrugë e quajtur “Shkëlqim Fusha”


Në Shqipëri shpesh hasen rrugë me emra të çuditshëm apo pa lidhje me komunitetin. Janë parë në disa bashki të vendosen emra qytetesh evropiane apo presidentësh amerikanë por deri më tani nuk ishte parë që emri i një oligarku në Shqipëri t’i vendosej emri i një rruge.

Në Tiranë në zonën mes Kopshtit Zoologjik dhe Kodrës së Diellit është një rrugë me emrin e Shkëlqim Fushës, oligark i përfolur më së shumti se do ndërtonte në zonën e Teatrit Kombëtar.

Ka qenë gazetari Isa Myzyraj i cili e ka amplifikuar në rrjetet sociale emrin e kësaj rruge e cila ndodhet në një nga zonat më të lakmuara për ndërtime vanitoze në kryeqytet.

Tani e vërteta është se në këtë vend pothuajse asgjë nuk të bën më çudi! Por, që një oligark, që njihet veç për tendera, kompani ndërtimi dhe biznese, të ketë një rrugë me emrin e tij në kryeqytetin e vendit, më duket jashtë çdo logjike të shëndetshme”-shkruan Myzyraj. 

Opozita e ka akuzuar Shkëlqim Fushën për përfitimin e tenderave nga qeveria dhe për ligjin special i anuluar më pas për “Teatrin Kombëtar”.

Gjithashtu, ai është akuzuar se pagoi 1800 euro për dy net luksoze për hotelin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku.