Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës miraton fondin 10 milionë euro për të përballuar koronavirusin


Qeveria e Kosovës ka miratuar një fond prej 10 milionë eurosh për të përballuar koronavirusin, që gjithsesi nuk ka mbërritur ende në vend.

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se institucioni i drejtuar prej tij ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me koronavirusin, shkruan Lajmi.net.

‘Në funksion të menaxhimit të situatës MSH ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me këtë virus. Deri në ditën e sotme janë testuar 62 raste të dyshimta të gjitha negative. Tani po presim të dalin rezultatet edhe për rastet e reja’, ka thënë Vitia.

Vitia ka kërkuar që të aprovohet plani për veprim në vlerë prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që të jenë të gatshëm të reagojnë kundër koronavirusit. Kjo kërkesë e Vitisë është miratuar nga qeveria.