Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon foton me Këlliçin: Me kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka publikuar një foto me Belind Këlliçin, kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai shkruan se Këlliçi do jetë kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit.

“Me kryebashkiakun e ardhshëm, z. Belind Këlliçi dhe me deputeten më të zëshme për çështjet e rinisë, arsimimit dhe barazisë gjinore, znj. Erisa Xhixho. Midis buzëqeshjeve dhe energjisë të aktivistëve të LRI-së.” – shkruan Meta në mesazhin që shoqëron foton.