Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Patos-Fier, humb jetën efektivi i policisë


Një efektiv policie ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Patos-Fier.

Viktima është identifikuar si Agron Saba, 57 vjeç, punonjës policie në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 21:35 të mbrëmjes ku mjeti ‘Opel’ që drejtohej nga Saba është përplasur me një mjet ‘Benz’ që drejtohej nga 27-vjeçari G.H. banues në Patos.

Njoftimi

“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”