Kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Vlora Hysenit për drejtuese të Shërbimit të Inteligjencës të Shqipërisë.
Hyseni ka mbajtur postin e këshilltares në qeveri për siguri dhe vjen nga Kosova si emër.
Në Kosovë ajo ka mbajture edhe postin e zv/drejtores së Agjenicsë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Në qershor të 2021 u shkarkua nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.
Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ajo flet disa gjuhë të huaja.
Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.
Në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëronin në atë kohë Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.
“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në njoftim