Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kemi emra” – Rama flet pas dështimit të raundit të parë për President


Kryeministri Edi Rama ka folur pas seancës së sotme plenare, ku u mbajt raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Por ku nuk u prezantua asnjë kandidaturë.

I pyetur nga gazetarët nëse PS ka emër për ta propozuar në raundin e dytë dhe të tretë, Rama u përgjigj: “Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të ndaluar raundin e parë, të dytë dhe të tretë. Jo (nuk ka emër për President).”

Rama u shpreh se nuk sheh vullnet nga ana e opozitës për të zgjedhur presidentin e ri.

“T’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër se kemi lloj-lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. Ne e kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë në drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë.”- tha kreu i qeverisë.