Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën pasagjeri 20-vjeçar


Një aksident ka ndodhur në Dibër në rrugën dytësore të fshatit Melan.

Shtetasi R.K 18 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rrugë.

Nga aksidenti humbi jetën 20-vjeçari A.S pasagjer në makinë.

“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia