Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni italian Briattore drekon me Kryeministrin Rama në Tiranë (Video)


Biznesmeni Italian Flavio Briattore ka postuar një video me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dreka mes Briattores dhe Ramës është zhvilluar në Tiranë.

Briattore shkruan shkurtimisht në rrjetin social Instagram “drekë në Tiranë me mikun tim Kryeministrin Edi Rama”.

Flavio Briatore (Verzuolo, 12 prill 1950) është një sipërmarrës dhe menaxher sportiv italian.

Ai njihet më së shumti kur ishte menaxher në Formula 1, me ekipin e Benetton, i cili më vonë u bë Renault.