Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish seanca ndaj Svetlana Timofeevas, kërkoi që aktakuza nga prokuroria të jetë në gjuhën e saj


Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse Svetlana Timofeeva në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.

Shtyrja është bërë për shkak të kërkesës së Timofeevës pasi ajo kërkoi që aktakuza nga prokuroria të jetë në gjuhën ruse.

Seanca e radhës do mbahet më datën 17 mars pasi gjykata pranoi kërkesës e të akuzuarës.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin  Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur u pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik.

Ata akuzohen nga organet shqiptare për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ata janë në kërkim edhe nga Rusia pasi autoritetet atje kërkojnë ekstradimin e 33-vjeçares për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por deri më tani ajo ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.