Vendosni fjalën kyçe....

“Gjyq për vulën dhe protestë”-PD betejë në dy fronte


Partia Demokratike gjendet sot në dy fronte në betejën e saj opozitare dhe të legjitimitetit. 

Në gjykatë do vendoset sot mbi legjitimitetin e vulës se kujt krah i përket brenda kampit blu dhe beteja tjetër në rrugë përballë shumicës në protestën e thirrur në vazhdim të “revolucionit demokratik”.

Protesta dhe seanca gjyqësore do të zhvillohet pak a shumë në të njëjtin orar.

Opozita ka bërë gati organizimin për protestë duke thirrur dhe angazhuar dhe strukturat e saj në rrethe.

Ndërsa në Gjykatën e Apelit do presin se çfarë vendimi do marrë gjykatësi ku të gjitha skenarët janë të mundshme.

Edhe pse nga krahu i Sali Berishës janë shprehur të sigurt se pavarësisht mendimit të gjykatës nuk do i ndalojë ata të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë ata nuk kërkojnë që gjykatës t’i bëhet presion nëpërmjet protestës së thirrur edhe pse duket se jo paqëllim është lënë që tubimi të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë.

Prej orës 12:00 kampi opozitar do mblidhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha në disa dalje për shtyp ka thënë se protesta do jetë paqësore dhe në të njëjtin format me të tjerat.