Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi i grupimit të Alibeajt: Vendimi i gjyqtarit Zhukri nuk ekziston më


Rezart Kthupi, një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri që njihte Komisionin e Rithemelimit si legjitim për drejtimin e PD, nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.

Vendimi i gjyqtarit është nul do rikthehemi për rigjykim. Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Organet legjitime të PD janë ato që përcaktohen nga Statuti. Kryetari i PD është ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj”, tha ai.