Vendosni fjalën kyçe....

Akuza nga drejtësia, shkrihet fondacioni “Trump”


Fondacioni i Donald Trump, i cili u thirr në gjyq në qershor nga prokurorja e Shtetit të New York-ut, pranoi shkrirjen si institucion, njoftoi sot prokurorja.

Fondacioni, ku gjykata e New York-ut pretendon se është përdorur nga miliarderi për të financuar shpenzime personale, ka nënshkruar një marrëveshje me të cilën pajtohet të shkrihet nën mbikëqyrjen gjyqësore’’, sqaroi prokurorja Barbara Underwood në një komunikatë.

Thirrja në gjyq nuk ka përfunduar pavarësisht kësaj mase, theksoi prokurorja. Gjykata i kërkon fondacionit të kthejë miliona dollarë të dyshuar se janë shpenzuar në mënyrë të padrejtë, si dhe ndalimin e së drejtës për Donald Trump dhe tre fëmijët e tij për të drejtuar organizata bamirësie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *