Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vendimi akt i paralajmëruar, Rama frikacaku do ketë përballë opozitën fitimtare në 14 maj


 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të marrë nga Apeli në lidhje me vulën e PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se ky ishte një akt i paralajmëruar nga kryeministri Rama përmes gjykatës së kapur. por kjo nuk ka për ta ndryshuar fatin e tij.

Meta vijon se Rama frikacaku do ketë përballë opozitën fitimtare në 14 maj.

 

Postimi:

Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.

Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.

Fitorja nuk ndalet!