Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Dean Çelaj, krijuesi i platformës Akademi.al që “nuk karantinoi” arsimin parauniversitar


Dean Çelaj, zhvilluesi i platformës Akademi.al

Dean Çela, i cili ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është krijuesi i platformës Akademi.al.

23-vjeçari Dean Çelaj fare mirë mund të quhet si personi i cili “nuk karantinoi” arsimin parauniversitar. E thënë kjo, sepse gjatë muajit mars kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, edhe shkollat i dërguan nxënësit në shtëpi, mësimi nuk u bllokua.

Por në një kohë emergjente ideja inovative për sistemin arsimor e krijuar nga Çela solli jo pak ndihmë në mësimindhënien-nxënëien në formatin online.

Që prej themelimit dhe pranimit si paltformë mësimidhënie online, “krijesa” e Çelajt tashmë është rritur shumë, kjo për shkak të përdorimit të shumtë të saj, nga nxënës dhe mësues.

Në 1 dhjetor, datë kur mësimi filloi të bëhej i alternuar, fluksi i madh bëri që platforma “Akademi.al” të kishte 600.000 klikime.

Mbi 96% e mësuesve në mbarë vendin kanë hapur një llogari në platformë teksa janë regjistruar 1226 shkolla me kurikula nga parashkollori deri në maturë.

Nëpërmjet Akademi,al mësuesi mund të thërrasë gjithë klasën në kohë reale për mësim me kamera,nxënësit mund të dorëzojnë detyra dhe më pas ato mund të korrigjohen nga mësuesit. Gjithashtu mund të zhvillohen edhe teste. Videot shoqërohen me titra dhe audio të veçantë edhe për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Platforma Akademi.al në një kohë krize ku distancimi është detyreshëm dhe e mban nxënësit larg nga banka e shkollës por jo larg nda mësimi pasi nëpërmjet online ai mund të mësojë dhe të rishohë disa herë një temë mësimore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *