Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qëllimi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi, të ringrejmë PD-në mbi këto rrënoja


Një ditë pas protestës në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se qëllimi i tij është ringritja e Partisë Demokratike.

“Qëllimi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi është që nga këto rrënoja, nga të cilat eksitohet ai dhe Edi Rama.

Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, të fillojmë të ringrejmë PD siç e kanë ëndërruar themeluesit. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve.

Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit. Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë.”- tha Berisha.