Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pronat e qytetarëve në qendër të Tiranës janë në shënjestër nga qeveria


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat ditën e sotme.

Duke marrë shkas nga vendimi i Auditimit të banesave mbi 50 vjeçare, Meta tha se kryeministri Edi Rama po u grabit pronat shqiptarëve.

Meta tha se janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse.

“Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen.

Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korrupsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre.

Ky vendim nuk thotë asgjë për të drejtën e truallit dhe të drejtën e qytetarëve. Shqiptarët i kanë dëgjuar fjalë të tillë dhe kur u shemb tetari. Realiteti është i qartë, qeveria ka përballë botën me ndërtimet rezultojnë të jenë qindra e mijëra të vjetra. Qeveria po të ishte e sinqertë do të kishte përdorur mekanizma ligjorë duke respektuar të drejtat e qytetarëve.” tha Meta.