Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina në Elbasan


Tre mjete janë djegur në Elbasan në orët e para të mëngjesit.

Dyshohet se zjarri i është vënë njërit prej mjeteve ndërsa dy të tjerët janë djegur aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen ‘5 Maji’.

Mjeti tip ‘Mercedes-Benz’ të cilit i është vënë flaka është në pronësi të Dritan Turanit.

Kur i është vënë flaka mjeti ka qenë u parkuar në parkimin e pallatit, ndërsa më pas janë përfshirë nga flakët edhe dy mjetet e tjera.