Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën 4 persona


Katër persona kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, shkruan Blic.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, sipas të cilit në aksident janë përfshirë tre mjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.