Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken viziton Ankaranë


 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të hënën Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në kryeqytetin Ankara për bisedime, sipas AA.

Erdogan dhe Blinken zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në Sallën e Madhe të Nderit të Aeroportit Esenboga, sipas presidencës turke.

Takimi erdhi pasi dy tërmete të forta goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, duke marrë jetën e më shumë se 41,000 njerëzve.

Vizita e Blinken shpreh solidaritet me Turqinë në këto momente të vështira ku ndodhet vendi pas gotijes të tërmeteve që kanë shkaktuar mijëra viktima.