Vendosni fjalën kyçe....

Lame pranon se ka korrupsion brenda kadastrës: Nuk ka nevojë deputeti të ndërhyjë për punësim


Kreu i Kadastrës Artan Lame ka pranuar se ende brenda këtij institucioni ka raste korrupsioni.

Ai u bëri thirrje punonjësve të Kadastrës që të “mos marrin veten në qafë” sepse vetë sistemi i nxjerr përgjegjësit.

Ndërkohë që kishte dhe një thirrje për qytetarët që duan të punësohen në këtë institucion, për të mos ndërhyrë me deputetë.

Nuk ka nevojë të ndërhyjë deputeti për t’u punësuar këtu të kesh minimum bagazhi dhe vullnet për të punuar e ne bëjmë punësimi çdo ditë e më shumë.

Harrojeni mos shkoni t’i thoni deputetit për punë. ata që janë në Këto specialistete të paraqiten sa herë të dëgjojnë thirrjet tona megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh specialistë në këto fusha.

Integriteti i këtyre punonjësve, kur ka pasur arrestime e denoncime për raste korrupsioni, unë bëj pjesë në ato pak institucione që e kanë pranuar që në nisje që po brenda institucionit ka, ka gjithnjë e më pak, por ka njerëz që shkelin ligjin dhe në këtë pikë dua t’u bëj thirrje punonjësve të Kadastrës. Sa më shumë gjëja të kthehet sistematike e elektronike aq më pak mundësi ka të mos lësh gjurmë.

Mos merrni veten kot më qafë. Në gjithë denoncimet e kohëve të fundit prokuroria e policia na është drejtuar kemi nxjerrë nga sistemi lëvizjet e kanë dalë të dukshme kush ka vënë dorë në sistem e çfarë përgjegjësie që ka.

U drejtohem punonjësve, të mirëve e të këqinjve: mos merrni veten ne qafë. Shtroni kokën në këtë punë se është punë e bukur e vazhdoni t’u shërbeni qytetarëve.

Iku koha e letrave e regjistrave që mund t’i grisni sot çdo punë lë gjurmë e ka një përgjegjës në fund”-dekaroi Lame.