Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i PL: Rama nuk e ble dot Metën e Berishën, socialistët ta largojnë sa më shpejt


Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, kreu i saj Ilir Meta bëri thirrje që socialistët të largojnë sa më shpejt Edi Ramën.

Meta tha se Ramën nuk do e shpëtojë asgjë nga ndëshkimi.

Kreu i PL-së theksoi se Rama ka para të korruptojë gjithkënd por nuk ia del dot me Metën dhe Berishën.

Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi.
Çon IKMT dhe policinë në kundërshtim me ligjin në biznesin e Agron Shehaj. Sepse është në terrorin e asaj që ka mbjellë e që do ta vjellë. Del e deklaron drejtori i tij i papërgjegjshëm që as Presidenca nuk i ka letrat në rregull. Deri në ’90 edhe fishekët kanë qenë me inventar. Por pse e thonë këtë? Sepse duan të krijojnë pasiguri për pronën në çdo qytetar. Besoj se e dëgjuar edhe raportin e fundit për IKMT e famshme. Të gjithë ata do përgjigjen para ligjit, të tërë ata janë në monitorime nesër nuk ka justifikim se kështu na tha ai i gjati, që së shpejti do jetë më i shkurtri, një tartabiq. Shkruajnë mediat botërore se si krimi kontrollon policinë. Kanë kudo kamera kontrollojnë bizneset e vënë gjoba, kontrollojnë jetën e qyteteve tona
”, deklaroi Meta.