Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në 9 vite PD-ja humbi nervin, revolucionin do e fitojnë vetëm ata që besuan te revolucioni i vitit 1990


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90” për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë deklaroi se forca politike më e madhe e opozitës në 9 vite e humbi nervin.

Sipas Berishës, PD-ja ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës.

Më tej Berisha shtoi se revolucionin do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990.

“Për fatin tonë, në 9 vite, PD u denervua, e humbi nervin. Dhe mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma. PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës.

Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990. Ku ishim në 90-ën? Ishim në grevë urie, në marshime, në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës. Na gjuanin me gurë, na gjuanin me dru, por vazhduam rrugën tonë. Qëndruam 9 vite”, tha Berisha.