Vendosni fjalën kyçe....

Demenca e moshës – Berisha ngatërron Dorian Duçkën me Gjergj Kostën


Sali Berisha në përpjekje për të sulmuar edhe më tej Dorian Duçkën dhe për ta lidhur me kompaninë kineze kinse si ndërmjetës e ka ngatërruar atë me Gjergj Kostën.

Në një foto të publikuar Berisha thotë se në krye të tavolinës qëndron Dorian Duçka, në një garë që zhvillohej në Ministrinë e Ekonomisë ku kompania kineze sipas kreut të PD-së e lidhur me Duçkën fitoi garën për zonën ekonomike në Spitallë.

Në foton ku po hapen dokumentat, Dorian Duçka, në krye të tavolinës në garën që zhvillohej në Ministrinë e Ekonomisë ku kompania e tij Kineze fitoi garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë”-shkruan Berisha.

Por, ky supozim i Berishës nuk qëndron pasi në krye të tavolinës është Alban Beqja, kryetari i komisionit të ekonomisë dhe djathtas tij Gjergj Kosta i cili ka qenë ish-shefi i Ilir Metës dhe në kohën që është shkrepur kjo foto ish-këshilltar i Arben Ahmetajt.

Këto ngatërresa të Berishës janë deri diku të mirëkuptueshme po të kemi parasysh lidhjen e fortë të demencës me moshën e tij.