Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Askush s’mund ta ndalojë revolucionin që ka nisur, për Edi Ramën janë hapur dyert e burgut në SHBA


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha para mbështetësve të mbledhur para Kuvendit se kryeministrit Rama i ka përfunduar koha dhe se do largohet me hir ose me pahir.

Ai theksoi se askush dhe asgjë s’mund ta ndalojë revolucionin që ka nisur duke akuzuar kreun e qeverisë se ka kryer terror e genocid mbi shqiptarët.

Noka tha gjithashtu se në SHBA janë haour dyert e burgut për kryeministrin Rama lidhur me çështtjen McGonigal.

“Askush s’mund ta ndalojë revolucionin që ka nisur. Ai është  parlamenti i Nezës, Duçkës, McGonigal-it por shqiptarët e kanë vendosur se s’do e lejojnë këtë gjë. Askush s’mund të na ndalojë në në këtë revolucion. Kurrë më s’do lejojmë një njeri si Edi Rama që ka mision shkatërrimin e Shqupërisë dhe jo zhvillimin e saj. Edi Rama s’mund ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Edi Rama ka bërë genocid e terror mbi shqiptarët. Ne jemi këtu për t’i thënë se koha jote ka mbaruar. Ti je e keqja dhe e zeza e Shqipërisë. Ti duhet të largohesh ose do të të largojmë. Edi Rama s’e nxjerr kokën nga bunkeri. As bunkeri që ke ndërtuar këtë ditë s’do të të mbrojë kur të shpërthejë revolucioni. Edi Rama ik, në SHBA për ty po hapen dyert e burgut, po do hapen edhe në Shqipëri” – tha Noka.