Vendosni fjalën kyçe....

Goditi dy infermieret dhe theu xhamat e spitalit, arrestohet 50-vjeçari në Peqin


Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia së Peqinit, pasi ka ushtruar dhunë dy infermiere.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. S., 50 vjeç, i cili ka shkuar në spital në gjendje të dehur dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore dhe ka thyer edhe xhamat e spitalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”, njoftoi policia.