Vendosni fjalën kyçe....

Manchester City ‘leksion’ Arsenalit, i merr kreun e renditjes


Manchester City ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj rivalëve të Arsenalit në fushën e këtyre të fundit duke marrë kreun e renditjes edhe pse me pikë të barabarta me londinezët.

Miqtë e drejtuar nga trajneri Guardiola shënuan tre herë me De Bruyne, Grealish e Haaland ndërsa për vendasit shënoi Saka.

Megjithatë Arsenali ka luajtur një ndeshje më pak se City e kësisoj e ka një mundësi për të pasur tre pikë më shumë sekundërshtari.

Në garë për titullin përveç dyshes është edhe Manchester United, që ka pesë pikë më pak.