Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet kamioni me kimikate të rrezikshme në SHBA (Video)


Pasi një mjet që transportonte kimikate u rrotullua në autostradën ‘Interstate 10’ në jug të Tucson të martën, autoritetet e Arizonës punuan për të zhvendosur banorët në rreze prej një milje dhe u kërkuan të tjerëve të mbyllnin dritaret dhe të fiknin kondicionerët.

Kamioni thuhet se mbante acid nitrik, i përdorur zakonisht si një agjent oksidues dhe në prodhimin e plehrave, bojërave, ngjyrave dhe eksplozivëve.

Derdhja kërcënoi komunitetin Rita Ranch, në juglindje të Tucson. Banorëve vendas iu tha që të kërkonin strehim ‘menjëherë’ dhe të fikin çdo pajisje që përdor ajrin e jashtëm.

“Njësia e Reagimit ndaj Materialeve të Rrezikshme të Departamentit, së bashku me agjencitë partnere po punojnë së bashku për të zbutur incidentin,” tha në një deklaratë Departamenti i Sigurisë Publike në Arizona (DPS).

Incidenti i autostradës Tucson vjen në mes të një kontrolli të shtuar të infrastrukturës së transportit kimik të SHBA. Në fillim të këtij muaji, një tren që transportonte kimikate të rrezikshme doli nga shinat në Ohio-n lindore, duke detyruar zhvendosjen e disa mijëra njerëzve nga zona pranë.