Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra në lumë pas aksidentit, rinisin kërkimet për të riun


Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili rezulton i humbur prej dy ditësh.

I riu ka humbur kontaktet me familjen, pasi dyshohet se ra në lumin Seman, pasi u përplas me makinë në parmakët në Urën e Mbrostarit në Fier.

Ai lëvizte me një makinë të marrë me qira. Deri tani nga kërkimet nuk ka asnjë gjurmë nga mjeti apo i riu, po vetëm një targë.

RENEA ka kërkuar dy ditët e fundit po nuk gjetur ende asgjë ndërsa kërkimet kanë rinisur sot. I riu kishte katër ditë që ishte kthyer nga Gjermania.