Vendosni fjalën kyçe....

Tërmetet në Turqi e Siri, nxirren pas 170 orësh nën rrënoja një i mitur e dy gra


Ekipet e shpëtimit nxorën një fëmijë dhe të paktën dy gra nga rrënojat e dy godinave të rrënuara në Gaziantep dhe Hatay në përpjekjet e kërkimit, duke rritur disa shpresa për më shumë të mbijetuar teksa numri i të vdekurve në Turqi e Siri i ka kapërcyer 33,000 mijët.

Ndërsa katastrofa e së hënës së shkuar ka lënë pas gjurmët e rënda të vdekjeve e shkatërrimit, mbetet shpresa se më shumë të mbijetuar mund të gjenden ende, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën një grua nga rrënojat në Gaziantep 170 orë pas tërmetit.

Të dielën vonë, një djalë i ri dhe një grua 62-vjeçare u shpëtuan gjithashtu në provincën Hatay.

Në Turqi, numri i të vdekurve ka arritur në 29,605, ndërsa numri i të vdekurve në Siri ka arritur në 3,574, sipas shifrave të fundit.