Vendosni fjalën kyçe....

Meta konferencë për shtyp për koronavirusin: Nuk ka vend për panik, të sigurohen masat e plota për menaxhimin e situatës


Kreu i Shtetit në një deklaratë për shtyp foli për koronavirusin pas rasteve të para edhe në vendin tonë.

Meta i uroi shërim të shpejtë dy pacientëve, ndërsa më tej vlerësoi masat e marra nga qeveria ku kërkoi që të mos ketë vend panik.

Presidenti kërkoi që të merren masa të mëtejshme për trajnimin stafit mjekësor si edhe të sigurohet perimetri rreth spitaleve dhe karantinave.

Gjithashtu, Meta kërkoi të plotësohet dhe financohen plotësisht kërkesat për sigurimin dhe mbrojtjen e personelit mjekësor.

I ftoj të gjithë qytetarët që të përballojnë me përgjegjshmëri, qetësi dhe solidaritet këtë situatë. Të respektojnë protokollet dhe këshillat e mjekëve dhe të ndjekin sugjerimet e shtetit. Nuk ka vend për panik por as për nënvlerësimin me të vogël nga të gjitha institucionet dhe në mënyrë të veçantë nga çdo qytetar. Kërkohet përgjegjësi maksimale dhe bashkëpunim, profesionalizëm dhe transparencë.

Shëndeti i çdo qytetari është prioritet. Mbështes të gjithë personelin shëndetësore që është para një sfide madhore, mjekët dhe infermierët që do u duhet që veç problemeve të tjera të mëdha të përballen edhe me këtë situatë. U bëj thirrje institucioneve të marrin masat për sigurimin e mjeteve për qytetarët, trajnimin e personelit, përcaktimin e karantinave, dezinfektimin dhe pajisjet.

Si president po e ndjek situatën dhe do të bëjmë çdo gjë për të gjitha mundësitë për të qenë në këto momente pranë çdo qytetari për ta kaluar me pasoja të lehta për të mos lejuar përshkallëzimin. Apeloj për plane të detajuara  për çdo strukturë, plan monitorimi në terren të të gjitha strukturave, financim të plotë për materialet mjekësore, jo vetëm mjekësor por edhe forcat e sigurisë për të kaluar këtë pandemi.

Plan të detajuar ekonomik për veprimet mbështetëse për përballimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi.  Mësimet e nxjerra nga vendet fqinje janë instrumentet e duhura për përballimin e kësaj situate. Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën. Të gjithë në këto momente duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim“-deklaroi kreu i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *