Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Arsyeja e protestave nuk është ambicia politike, por dashuria për vendin


 

Edhe nënkryetari PD Luçiano Boçi ka dalë përpara protestuesve ku ka thënë se nuk është ambicia për pushtet, por dashuria për vendin arsyeja e këtyre protestave.

Ne duhet ti thyejmë këto porta. Ne në këtë shesh nuk na ka sjellë ambicia personale për pushtet, por dashuria për vendin. Revolucioni demokratik do e përmbushë qëllimin e tij deri në rrëzimin e Ramës. Pjesmarrja jonë sot nuk është angazhim politik, por është mision për fëmijët tanë që ne do ta çojmë deri në fund sëbashku, tha Boçi.