Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri mund të dyfishohet – The Guardian


 

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka të ngjarë të “më shumë se dyfishohet”, sipas një koordinatori të ndihmës emergjente të Kombeve të Bashkuara, shkruan The Guardian.

Martin Griffiths, duke folur për Sky News të shtunën, tha se ai priste dhjetëra mijëra vdekje të tjera.

Të paktën 24,596 persona janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën, me pasgoditje të shumta.

Griffiths tha: “Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet saktësisht pasi duhet të futemi nën rrënoja, por jam i sigurt se do të dyfishohet ose më shumë,” tha Griffiths.

Tërmeti është ngjarja më e keqe në 100 vjet, thotë OKB ndërsa përpjekjet e shpëtimit hyjnë në ditën e gjashtë.

 “Kjo është e frikshme. Kjo është natyra që risillet në një mënyrë vërtet të ashpër.

Është thellësisht tronditëse… ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende gjallë.

“Ne nuk kemi filluar me të vërtetë të numërojmë numrin e të vdekurve.”

Ai tha se një periudhë 72-orëshe pas një katastrofe ishte zakonisht “periudha e artë” për shpëtimin, e cila tani kishte skaduar, por që të mbijetuarit ende po nxirreshin nga rrënojat.

Duhet të jetë tepër e vështirë të vendosësh se kur të ndalet kjo fazë e shpëtimit,” tha ai.

Griffiths tha se ai po fillonte një operacion tre mujor për Turqinë dhe Sirinë për të ndihmuar në pagesën e kostove të operacioneve atje.