Vendosni fjalën kyçe....

Një shqiptar nga Fieri arrestohet në Ekuador, krahu i djathtë i narkotrafikantit më të rëndësishëm (Video)


Një shqiptar në Fieri është arrestuar në Ekuador, gjatë një operacioni masiv të policisë ekuadoriane.

37-vjeçari Artur Rrapaj u prangos bashkë me një nga narkotrafikantët më të rëndësishëm të vendit amerikano-jugor, Emilio Sanchez Farfan i njohur me pseudonimin ‘Gato Farfan’.

Ky i fundit dhe shqiptari nga Fieri janë pjesë e kartelit ‘Nueva Generación Ecuador’ ndërsa sipas autoriteteve ekuadoriane, arrestimi i dyshes ka ardhur pasnjë hetimi të gjatë 18-mujor të  kryer në bashkëpunim me forcat e zbatimit të ligjit në Kolumbi.

Farfan njihet si trafikanti më i madh i drogës në Ekuador dhe një nga më të rëndësishmit në mbarë botën.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, Juan Zapata tha se hetimet zgjatën rreth një vit e gjysmë dhe se Farfan akuzohet se është përgjegjës për disa nga masakrat më të rënda në burgjet e vendit vitet e fundit.

Ai kërkohet nga drejtësiua amerikane dhe pas procedurave pritet të ekstradohet drejt SHBA-së.

Farfan akuzohet si një nga furnizuesit më të mëdhenj të drogës në  SHBA e Evropë.