Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Tomorri: Kërkoj ndjesë, lista e ‘Aktivist’ rezulton e manipuluar


Në lidhje me aplikacionin “Aktivisti” të supuzuar si të Partisë Socialiste, ka reaguar edhe njëherë gazetari Klodian Tomorri, i cili ka kërkuar falje në lidhje me shkrimin e tij ditën e djeshme ku thoshte se lista e aplikacionit përfshinte prokurorë edhe gjyqtarë.

Sot gazetari Tomorri shprehet se lista mund të jetë e manipuluar, pasi sot ai ka arritur të verifikojë të paktën 1 person që e ka emrin në listë, por që nuk e ka shkarkuar aplikacionin.

Më tej Klodian Tomorri shprehet se këto ditë duhet patur kujdes, pasi ka një dorë së fundmi që po hedh lajme pafund  , “ca fake, ca gjysmë të vërteta dhe arsyeja se pse po bëhet kjo nuk është vështirë per t’u kuptuar” shprehet ai.

Postimi i plotë:

Pikepyetjet e nje liste

Nje dite pas daljes se listes se Aktiv1st ka patur dy reagime nga qeveria. Se pari nga Etjen Xhafaj pastaj vet Kryeministri. Te dy thane qe lista eshte e manipuluar dhe se Partia Socialiste do ta ndjeke ceshtjen penalisht.

Pati dhe nje reagim te trete nga zevendeskryeministrja, i cili ishte pak me kontradiktor. Zonja Balluku pas mbledhjes se qeverise tha qe nese ndonje prokuror eshte bere kurioz dhe e ka shkarkuar aplikacionin kjo nuk ka asgje te keqe.

Gjithsesi ka disa arsye te besohet se lista mund te jete e manipuluar. Une sot kam arritur te verifikoj te pakten nje person, qe e ka emrin ne liste, por nuk e ka shkarkuar asnjehere aplikacionin. Dhe meqe dje kam bere nje shkrim nisur nga lista qe qarkullonte ne internet per pranine aty te prokuroreve dhe gjyqtareve sot kam minimalisht detyrimin te kerkoj falje sepse pa dashje mund te kem kontribuar ne shperndarjen e nje lajmi te rreme.

Autenticiteti ose jo i listes me gjasa do te marre pergjigje perfundimtare shume shpejt. Por keto dite duhet patur shume kujdes. Ka nje dore qe ditet e fundit po hedh lajme pafund ne treg, ca fake, ca gjysme te verteta dhe arsyeja se pse po behet kjo nuk eshte e veshtire per t’u kuptuar.