Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan foltoren, Boçi: Kërkesa e PS-së jashtë afatit, do gjejmë të gjitha rrugët për të thënë fjalën tonë


Mbi kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve demokratë. Ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.

Ai tha se mbledhja ishte jashtë afateve, pasi pas dorëzimit të kërkesës nga PS duhej të kalonin maksimumi 48 orë.

Boçi u shpreh se e gjitha kjo është matematikë e Edi Ramës dhe që ti fikë zërin opozitës. Sipas ttij, deputetët e opzitës nuk e kanë bllokuar foltoren, pasi ju lejohet të dalin përpara foltores.

Më tej Boçi tha se opozita do gjejë të gjitha rrugët për të shprehur fjalën e saj.

“Kemi kërkuar që ky gjyq politik të zhvillohet i hapur ndaj mediave, me qëllim që opinioni publik të dëgjojë argumentet. Në vazhdën e synimeve, po vijon një terron i parapare. Kërkohet të fiket zëri i qytetarëve. Kërkohet që ky zë mos të transmetohet, ndërkohë që rregullorja e a përcaktuar hapur se mbledhjet bëhen të hapura. Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariati, që e ka bërë antietik mbledhjen. Në momentin e dorëzimit të kërkesës, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. Të gjitha bëhen me urdhra politike. Është matematikë e Edi Ramës, që opozitës t’i fiket zëri. E drejta jonë është refuzuar në vazhdimësi. Deputetët mund të dalin në grup përballë foltores. Nuk kemi bllokuar foltore. Do vazhdojmë apo jo të bllokojmë foltore, kjo nuk është pyetja e duhur. Kjo e drejtë nuk mund të na mohohet. Do gjejmë të gjitha rrugët për të thënë fjalën tonë. Rama është trembur, nuk ka ardhur dhe ka lëshuar zaret e tij. Jemi sot para një gjyqi politik dhe e telefonatave, ku ai i jep urdhrat nga kamarja ku është futur.”, tha Boçi.